Aktualitet

'Veshje me marka të shtrenjta'/ Dy të rinjtë në Durrës grabisin me dhunë mallra me vlerë mbi 700 mijë lekë, arrestohen nga Policia

Sipas policisë, dy të rinjtë 3 ditë më parë në lagjen nr. 14/1, Durrës, i kanë vjedhur me dhunë një qytetari 2 pako me sende personale këpucë dhe veshje marke, me vlerë 742 000 lekë. 

23 Shtator 2023, 09:20 Nga a.l
'Veshje me marka të shtrenjta'/ Dy të rinjtë në
Momenti i arrestimit

DURRËS- Akil Geçaj, Arjon Gjongecaj janë dy personat e arrestuar nga policia në Durrës të cilët akuzohen se kanë grabitur me dhunë sende me vlerë të një qytetari. Sipas policisë, dy të rinjtë 3 ditë më parë në lagjen nr. 14/1, Durrës, i kanë vjedhur me dhunë një qytetari 2 pako me sende personale këpucë dhe veshje marke, me vlerë 742 000 lekë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “The end", për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer më dhunë, 3 ditë më parë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, 2 celularë dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas, për vjedhjen me dhunë të 2 pakove me sende me vlerë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The end", për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës profesionale hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

A. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës dhe A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

arrestime ne durres

Sondazh

Poll