23 Shtator 2023, 09:28
Nga a.l
Elidon Cela
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i oficerit të policisë në Portin e Durrësit. Gledis Lushi i cili ishteNdihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit akuzohet se lejoi daljen jashtë shtetit të një personi të shpallur në kërkim. Ndalimi i tij është bërë dje më 22 shtator 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë 'Buon Aventura', Elidon Çela, i cili 1 vite më parë u kap me 522 mijë auro të padeklaruara në një furgon në emër të kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë.
Paratë janë gjetur në tavanin e autobusit në impiantin e kondicionerit në mjet. Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.
Mësohet se ai ka kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të paligjshme. Çela ra në prangat e policisë pasi u rikthye në Shqipëri, po përmes Durrësit.
Kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit që ka në pronësi Elidon Çela, “Buon Aventura” është kapur në shkelje të ligjit. Edhe më herët kompania është futur nën hetim nga policia dhe janë zbuluar shumë parash, në sasi më të vogla, por të padeklaruara gjithashtu.
gledis lushi
Aktualitet
23 Shtator 2023, 09:20
a.l
Momenti i arrestimit
DURRËS- Akil Geçaj, Arjon Gjongecaj janë dy personat e arrestuar nga policia në Durrës të cilët a...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 09:06
a.l
Foto ilustruese
LEZHË- Dy persona janë arrestuar sot nga policia në Lezhë, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 08:38
a.l
Foto ilustruese
DURRËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie, me detyrë inspektor në Stacionin ...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 07:38
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në volos të Greqisë, ku një shqip...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 07:18
a.l
Parashikimi i motit
Shqipëria
Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën m&e...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 23:00
I.A
Azem Allaraj
TIRANË- Në Tiranë janë shtuar shumë automjetet duke sjellë një kaos të vërtetë me vendet e p...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 22:54
I.A
ELBASAN- Emisioni “Stop” ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Çehu. ...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 22:27
I.A
TIRANË- Më 7 korrik 2023 G.H. 31-vjeçari humbi jetën për shkak të mbidozës. Trupi i të resë u gjet në nj&e...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 22:23
h.k
Ilirjan Celibashi
TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar në lidhje me çështjen “Beleri&rd...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 22:10
I.A
Zonjat
TEPELENË- Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi kjo video e xhiruar në fshatin Progon...