Aktualitet

'Lekët ose do nxjerrim videot'/ Kërcënohet 66-vjeçari në Tiranë, arrestohen 2 të rinjtë

Sipas policisë, ata i kanë kërkuar qytetarit shumën prej 3500 euro, për mospublikimin e disa videove. 

23 Shtator 2023, 10:36 Nga a.l
'Lekët ose do nxjerrim videot'/ Kërcënohet
Foto ilustruese

TIRANË- Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë në Tiranë pasi kanë kërcënuar një 66-vjeçar. Sipas policisë, ata i kanë kërkuar qytetarit shumën prej 3500 euro, për mospublikimin e disa videove. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kanosën një shtetas, që t’iu jepte 3500 euro, për mospublikimin e disa videove, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas kallëzimit të marrë nga një 63-vjeçar, se dy shtetas e kanosnin vazhdimisht dhe i kërkonin para, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll