Aktualitet

Lejoi daljen jashtë shtetit të një personi të shpallur në kërkim, AMP arreston policin e Portit të Durrësit (EMRI)

Bëhet fjalë për policin e identifikuar me emrin Gledis Lushi, i cili nga të dhënat e para, dyshohet se më 17 shtator, ka lejuar daljen jashtë shtetit të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

23 Shtator 2023, 08:38 Nga a.l
Lejoi daljen jashtë shtetit të një personi të shpallur
Foto ilustruese

DURRËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie, me detyrë inspektor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për policin e identifikuar me emrin Gledis Lushi, i cili nga të dhënat e para, dyshohet se më 17 shtator, ka lejuar daljen jashtë shtetit të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Ndërkaq, po vijojnë hetimet për disa disa kolegë të tij. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. 

porti i durresit

Sondazh

Poll