Aktualitet

“Për jorezidentët sjell shërbimin e vë gjobë”, ankesa për parkim të gabuar

Një situatë të tillë e kemi konstatuar në zonën e “21 Dhjetorit”, ku një vend parkimi, ka dy tabela që tregojnë se ku lejohet parkimi i makinave të banorëve rezidentë.

22 Shtator 2023, 23:00 Nga I.A
“Për jorezidentët sjell shërbimin e vë
Azem Allaraj

TIRANË- Në Tiranë janë shtuar shumë automjetet duke sjellë një kaos të vërtetë me vendet e parkimit. Një situatë të tillë e kemi konstatuar në zonën e “21 Dhjetorit”, ku një vend parkimi, ka dy tabela që tregojnë se ku lejohet parkimi i makinave të banorëve rezidentë.

Por ky rregull nuk zbatohet, duke bërë që të pengohet dhe puna e lavazhit, që ndodhet aty. Azem Allaraj tregon se prej 3 javësh ka blerë biznesin dhe ka me qira truallin, por aty parkohen makina jorezidente dhe jo në mënyrën e duhur, duke sjellë kështu problematika me nxjerrjen e makinave të tjera nga lavazhi. Azemi ka bërë ankesa, por asnjë masë nuk është marrë.

“Edhe me qenë rezident nuk duhet të parkohet kështu. Ka ardhur policia bashkiake kanë vendour gjoba dhe janë larguar. Prej dy javësh ky problem ndodh. Kjo veç një rrugëdalje ka. Me ardh ambulanca nuk ka rrugëdalje. Edhe unë bllokohem nga të gjitha. Fillojnë të bërtasin. Nga “Stop” kërkoj që ta shohin dhe të bëjnë diçka”, tha denoncuesi.  

“Stop” komunikoi me Policinë Bashkiake, ku thanë se do dërgohet shërbimi sa herë që ka denoncim për parkim të gabuar. Ata që kanë shkelur rregullin, do të gjobiten.

Policia Bashkiake: Do nis një shërbim. Nuk e di mënyrën e parkimit, por për makina jorezident, mund ta sjellë shërbimin.

Gazetarja: Nëse situata përsëritet çfarë ndodh?

Policia Bashkiake: Çfarë t’i bëjmë ne, nëse përsëritet? Kush nuk është do marri masë gjobe.

Gazetarja: Ju bie që t’ju telefonojmë çdo ditë në momentin që parkohen makinat e tjera?

Policia Bashkiake: Po, patjetër! Merrni në telefon këtu, që t’ju sjell shërbimin! Në momentin, që bën ankesën, do vijë shërbimi.

Marrë nga Tv Klan

azem allaraj

Sondazh

Poll