Aktualitet

Çështja Beleri/ Reagon Celibashi: KQZ ka mbaruar punë me Himarrën, ai është i zgjedhur

I ftuar në emision “Intervistë” me Merita Haklaj Celibashi ka komentuar se çdo çështje përtej nuk i përket KQZ, duke vijuar se zgjedhjet në Himarrë e prodhuar rezultatin.  

22 Shtator 2023, 22:23 Nga h.k
Çështja Beleri/ Reagon Celibashi: KQZ ka mbaruar punë me
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar në lidhje me çështjen “Beleri”, duke thënë se “KQZ ka përfunduar punë me Himarrën, Beleri është i zgjedhur”. I ftuar në emisionin “Intervistë” në A2CNN Celibashi ka komentuar se çdo çështje përtej nuk i përket KQZ, duke vijuar se zgjedhjet në Himarrë e prodhuar rezultatin.  

Nuk kam asnjë gjë për të thënë. Me këtë çështje KQZ ka mbaruar punë me Himarë. Aty ka një kryebashkiak të zgjedhur dhe për ne kjo është një çështje e mbyllur. Zgjedhjet në Himarë kanë riprodhuar rezultatin. Çdo gjë tjetër pas këtij vendimi të KQZ nuk i përket KQZ dhe nuk kam se çfarë të them.”.- ka thënë Celibashi.

celibashi beleri zgjedhjet himarra

Sondazh

Poll