Politike

Plani për sulm terrorist në ditën e Sulltan Nevruzit, Paloka: I duhet Edi Ramës, ka miliona dhe vila

23 Tetor 2019, 14:42 Nga DOSJA
Plani për sulm terrorist në ditën e Sulltan Nevruzit, Paloka: I

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se zbulimi i celulës terroriste iraniane u bë tani, pasi pikërisht tani i duhet kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga vendimi negativ i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave.

“Celula u zbulua tani, sepse tani i duhet Edi Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërrmuar e gërrmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, tha Paloka.

Megjithatë, është një ngjarje e madhe, nëse do të ndodhte një sulm terrorist …

Absolutisht. Por, del sot sepse i duhet Edi Ramës, që të krijojë panik dhe ankth te qytetarët, që t’iu thotë të mos merren me gjërat e përditshme, buka e gojës, spitalet, shkollat, se ka gjëra më madhore. Sa herë ka pas skandale, Rama përpiqet të gjejë kështu gjërash për të tërhequr vëmendje. Sigurisht me brekushe nuk tërheq dot vëmendje dhe nxori këtë grupin.

Duke mbetur te negociatat, vazhdon jehona. Rama përplaset me Bashën …

Rama është i pashqetësuar, që nuk iu hapën negociatat, sepse gjendet mirë në këtë batakun që ka krijuar vetë. ky është problemi madhor, që kemi. Nëse ne do kishim një status tjetër, nuk do menaxhonte dot marrëdhëniet me krimin, siç bën sot. Ndaj, Rama e ka gjetur parajsën, për të lind dielli çdo ditë, për shqiptarët ka filluar errësira, që kur ai erdhi në pushtet. Rama i ka milionat, vilat, udhëtimet me charter, jetën e bën mondane. Nuk po diskutojmë mirëqenien e Ramës, por të shqiptarëve. Dera, në fakt, iu mbyll Ramës, por pasojat i vuajnë shqiptarët.

Është detyra jonë të vëmë para përgjegjësisë këtë kryeministër, që sot është i vetmi përgjegjës për mos hapjen e negociatave. Ato kushtet që shtohen e shtohen, nuk vijnë se kështu i teket gjermanëve, holandezëve apo francezëve, por se ky zotëria bën hapa pas. Pse nuk ka kushte për Maqedoninë, ku e fundit ishte kërkesa ekstreme për ndryshimin e emrit, dhe që e realizoi. Maqedonia arriti deri në atë nivel të realizimit të kushteve, sa sot nuk ka arsye për të mos ja hapur negociatat. E kundërta ndodh me ne.

Ditën e sotme, policia e Shtetit dhe drejtori Ardi Veliu deklaruan se policia ka zbuluar një celulë terroriste iraniane e cila ka tentuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri, një prej tyre i parandaluar nga shteti shqiptar. 4 persona janë identifikuar nga policia, si pjesë e grupit operativ që vepruan në emër të shtetit iranian dhe QUDS, për të sulmuar anëtarët e komunitetit muxhahedinë, që strehohen në Shqipëri. Për këtë akt të rëndë, kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.

Marrë nga BalkanWeb

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka sulm terrorist ne 2018 edi paloka sulm terrorist ne 2018

Sondazh

Poll