Politike

Negociatat/ I quajti gënjeshtarë, Erion Braçe publikon videon dhe replikon me Bushatin: Andi, o Andi! Kush gënjen tani, unë

23 Tetor 2019, 12:00 Nga DOSJA
Negociatat/ I quajti gënjeshtarë, Erion Braçe publikon videon

TIRANË– Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka replikuar në distancë me gazetarin Andi Bushati, pas një shkrimi të këtij të fundit ku arsyetonte katër “gënjeshtrat” e qeverisë për të justifikuar moshapjen e negociatave.

Sipas Bushtatit, qeveria e cila vitin që shkoi premtoi hapjen e negociatave, ktët vit vendosi që të kryqëzonte presidentin e Francës, Emmanuel Macron për të justifikuar “Jo-në”.

Braçe i është përgjigjur se progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave e kanë vlerësuar dhe mbështetur edhe presidentët e Komisioni dhe Këshillit të Europës.

“PRESIDENTI I KOMISIONIT EVROPIAN, shquan si GABIM te madh vendimin e Francës, të udhëheqësve; në asnjë rresht nuk folen për GABIM të Shqipërisë. E thanë të premten, e thanë dhe sot mu në mes të Parlamentit Evropian! Kush gënjen tani, zotria, zoterinjtë, unë, ti-ju?!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

Postimi i plotë:

 

 

Andi, o Andi! Jane te sotmet keto deklarata, i sotmi ky vleresim, i sotmi ky gjykim! Nuk kane lidhje me shkrimin tend, sigurisht, dhe ka arsye; Ka lidhje me procesin qe vete Bashkimi Evropian, vete Komisioni Evropian ndertoi me Shqiperine, teresisht teknik, me kushte e zbatim kushtesh, ne dy vite te gjate! Keta udhehoqen procesin, keta negociuan, keta vune kushtet, keta vleresuan zbatimin e tyre, keta vleresuan e gjykuan punen, keta thane “tani jeni gati”, keta propozuan nisjen e negociatave! Ky, PRESIDENTI I BASHKIMIT EVROPIAN, Ky, PRESIDENTI I KOMISIONIT EVROPIAN, luftuan per Shqiperine, jo ju te zjarrit e bombave, jo ti! Ky, PRESIDENTI I BASHKIMIT EVROPIAN, Ky, PRESINDENTI I KOMISIONIT EVROPIAN, shquan si GABIM te madh vendimin e Frances, te udheheqesve; ne asnje rresht nuk folen per GABIM te Shqiperise. E thane te premten, e thane dhe sot mu ne mes te Parlamentit Evropian! Kush genjen tani, zotria, zoterinjte, une, ti-ju?! Apo do vazhdosh me ate kengen qe keta nuk e njohin Shqiperine, keta nuk dine cfare ndodh ketu, keta marrin koncesione etj? Degjo nje here te vetme secilin prej tyre! Nuk eshte e veshtire, flasin ata dhe degjon ti, ndryshe nga flet e flet e flet vec ti e ste degjon njeri, por ama thua “sa ze te bukur kam”! Madje as Nikolla, ai degjon veten me pushke ne dore!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dështuan edhe për këtë. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn deklaroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi bushati dështojnë negociatat me be-në erion brace andi bushati dështojnë negociatat me be-në erion brace

Sondazh

Poll