Politike

Reforma Zgjedhore/ Ngeli jashtë grupeve të punës, reagon Hajdari: Ka një problem teknik, do jem pjesë e procesit

23 Tetor 2019, 10:55 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Ngeli jashtë grupeve të punës, reagon Hajdari:

Tiranë- Rudina Hajdari bashkë-kryetarja e Reformës Zgjedhore,  e cila mbeti jashtë grupeve të punës është shprehur se në ndarjen e grupeve ka një problem teknik.

“Unë do të merrem me ndryshimin e sistemit, do të jem në atë grup. Në draftin që ka dalë nga Kuvendi, besoj që është një problem teknik. Patjetër që do të jem e përfshirë, pasi jam bashkë-kryetare.Nuk do të pranojmë asnjëherë një proces që është në dy faza. Brenda nëntorit do të kemi një propozim konkret të opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Ne jemi për heqjen e fuqive të kryetarëve të partive” është shprehur Hajdari për Report Tv.

Ndarja e grupeve: 

PËR SISTEMIN ZGJEDHOR:
Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino
Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj
PËR FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE:
Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati
Arben Elezi dhe Ralf Gjoni
PËR VOTËN E EMIGRANTËVE:
Alket Hyseni dhe Adnor Shameti
Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi
JASHTË GRUPEVE:
Rudina Hajdari dhe Vasilika Hysi

Sot u zbardh edhe drafti i  PS-së për Reformën Zgjedhore (Kliko këtu për të parë dokumetin e plotë). Në këtë draft prej 12 faqesh, mungon një nga pikat kryesore që kërkon OSBE-ja, depolitizimi i administratës zgjedhore. Në fokus janë ndryshimet që përfshijnë vetëm financimin e partive, barazinë gjinore,  keqpërdorimin e administratës publike edhe forcimin e kompetencave te KQZ. Pritet të analizohet në mbledhjen e nesërme.

PD ka braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore. Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se Reformën e miraton Kuvendi, por sipas tij PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore. Nuk ka munguar edhe një ultimatum i ambasadori Borchardt, i cili ka bërë thirrje që Reforma Zgjedhore të miratohet deri në fund të vitit, pasi është edhe një nga kushtet për negociatat me BE-në.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reforma zgjedhore rudina hajdari reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll