Politike

Negociatat/ Basha citon eurodeputetin McAllister: Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, u kushtëzua për Shqipërinë

23 Tetor 2019, 14:42 Nga DOSJA
Negociatat/ Basha citon eurodeputetin McAllister: Dritë jeshile për

TIRANË– Kryetari i Partisë demokratike ka cituar së fundmi eurodeputetin David McAllister.

Në një status në rrjetet sociale, teksa komenton çështjen e negociatave, Basha shkruan se drita jeshile u hap për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë u kushtëzua.

Sipas kryedemokratit 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.

Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë.

Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.

Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve,”- shkruan Basha në statusin e tij në Facebook.

Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dështuan edhe këtë herë. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn deklaroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david mcallister deshtimi i negociatave me be lulzim basha david mcallister deshtimi i negociatave me be lulzim basha

Sondazh

Poll