Politike

Sulmi terrorist i Peyman s’ishte i pari, Rama dëboi ambasadorin e Iranit/ Sekretari Mike Pompeo foli për atentatet e pro

23 Tetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Sulmi terrorist i Peyman s’ishte i pari, Rama dëboi ambasadorin e

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi sot se policia shqiptare ka zbuluar një celulë terroriste e cila kishte programuar të kryente një sulm, që për fat të mirë është shmangur në festën e Sulltan Novruz në vitin 2018. Por ky nuk është i vetmi sulm terrorist që Irani ka tentuar të kryejë në Shqipëri kundrejt muhaxhedinëve që janë të strehuar në Shqipëri.

Më 19 dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Bashkë me të, u shpall non grata një diplomat iranian, emri i të cilit ende nuk dihet. Vendimi u përshëndet nga SHBA, ku John Bolton dhe Mike Pompeo thanë se Rama dhe populli shqiptar morën një vendim të rëndësishëm kundër veprimeve të papërgjegjshme të Iranit në Europë dhe më gjerë në botë. Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se diplomatët iranianë tentuan sulme terroriste në Shqipëri. Sipas tij, në të gjithë Europën janë parandaluar tre sulme terroriste pas të cilave fshihet regjimi i Iranit.

“E ardhmja e Iranit dhe Lindjes së Mesme do të jetë nën udhëheqjen e Maryam Rajavi-t”, vuri në dukje ai. “Ka diplomatë që veprojnë si terroristë. Veprimet duhen ndërmarrë për këtë gjë. Kjo melodi e dëgjuar në Tiranë është kënga e lirisë, e cila gjithashtu duhet të luhet edhe në Iran. Dhe këtu, ju keni realizuar një mrekulli duke ndërtuar këtë qytet në më pak se një vit”, ka deklaruar ish-kryeministri Pandeli Majko nga konferenca vjetore e MEK në Manzë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debimi i ambasadorit iranian gholamhossein mohammadnia peyman sulm terrorist ne 2018 debimi i ambasadorit iranian gholamhossein mohammadnia peyman sulm terrorist ne 2018

Sondazh

Poll