Sport

Jorginho nuk kërkon mëshirë: “Nuk do të trokas në derën e Artetës për të luajtur”...

Jorginho nuk ka filluar ende në Premier League këtë sezon, pasi i ka zënë vendin Declan Rice, i cili ka ardhur këtë verë te “Topçinjtë”.

22 Shtator 2023, 12:30 Nga DOSJA
Jorginho nuk kërkon mëshirë: “Nuk do të trokas në

ANGLI - Jorginho nuk ka startuar në Premier League këtë sezon me fanelën e Arsenalit, pasi i ka zënë vendin Declan Rice, i cili iu është bashkuar “Topçinjve” në verë.

Mesfushori 31-vjeçar arriti kulmin në vitin 2021, duke fituar Champions League me Chelsean dhe kampionatin evropian me Italinë, ndërsa doli i treti në votimin për “Topin e Artë”. Megjithatë, ai ka humbur pozicionin si në ekipin e tij, ashtu edhe në kombëtare.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Mikelin. Ai nuk ka nevojë të më shpjegojë asgjë. Gjithçka që duhet të bëj është të qëndroj i qetë, të punoj shumë çdo ditë dhe t'i tregoj atij se jam gati për të luajtur. Për mua, trokitja në derën e trajnerit nuk ishte kurrë gjëja e duhur. Unë kam qenë gjithmonë një ‘folës’ në fushë, të folurit nuk ka qenë kurrë forca ime”,- tha ai për “The Sun”. 

Ai shton: “Ndihem mirë dhe i lumtur te Arsenali, por është e qartë se të gjithë lojtarët duan të luajnë. Nëse shikoni prapa, në të gjitha skuadrat për të cilat kam luajtur, gjithmonë më është dashur të luftoj për vendin tim. Asgjë nuk më është dhënë kurrë, më është dashur të djersitem shumë. Gjithmonë më është dashur të punoj shumë"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll