Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo & CO, siç nuk i keni parë kurrë më parë...

Të shtunën e ardhshme, më 23 shtator, Arabia Saudite shënon festën e bashkimit të mbretërisë saudite, e shpallur në vitin 1932. Futbollistët e Al Nassr po ndihmojnë…

22 Shtator 2023, 12:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Cristiano Ronaldo & CO, siç nuk i keni parë kurrë

ARABIA SAUDITE - Al Nassr filloi të përgatitet për festën e së shtunës së ardhshme, me një promovim në rrjetet sociale që kishte veshur futbollistët yje të klubit me veshje tradicionale saudite.

Të shtunën e ardhshme, më 23 shtator, Arabia Saudite shënon festën Al-Yawm Al-Watani, ditën e bashkimit të mbretërisë saudite, e shpallur në vitin 1932.

Për të promovuar festimet që zhvillohen zakonisht, Al Nassr publikoi një video në rrjetet sociale me yjet e klubit që nga Cristiano Ronaldo te Otávio dhe Luís Castro, apo edhe Sadio Mané, Alex Telles dhe Talisca.

Shikojeni videon, është mundësi për t'i parë ata siç nuk janë parë kurrë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll