Sport

Leo Messi a do të luajë me Inter Miami në finalen e Open USA Cup? “Pleshti” do t’i nënshtrohet testeve fizike...

Ish-ylli i Barcelonës u detyrua të largohej kundër Toronto FC, vetëm disa ditë para finales së USA Open Cup kundër Houston Dynamo.

22 Shtator 2023, 11:00 Nga DOSJA
Leo Messi a do të luajë me Inter Miami në finalen e Open USA Cup?

SHBA - Fitnesi i Lionel Messit është bërë papritmas një shkak i rëndësishëm për shqetësim te Inter Miami. Ish-playmaker-i i Barcelonës u detyrua të largohej në pjesën e parë të fitores së të mërkurës ndaj Toronto FC dhe tani duhet të konsiderohet, si një dyshim për ndeshjet e ardhshme, një prej të cilave është finalja e USA Open Cup kundër Houston Dynamo të mërkurën më 27 shtator.

Messi ka lodhje e muskujve, apo diçka më të keqe?

Çështjet e 36-vjeçarit filluan në ndeshjet ndërkombëtare me Argjentinën, ku ai nuk luajti kundër Bolivisë në La Paz më 12 shtator. Mungesa e tij u vlerësua si "lodhje muskulore"  dhe Inter Miami vendosi të mos e aktivizonte në humbjen ndaj Atlanta United më 16 shtator si masë paraprake.

Megjithatë, Messi u detyrua të largohej pas 37 minutave kundër Torontos të mërkurën,  duke rritur frikën se mund të kishte diçka më serioze . Edhe pse trajneri Gerardo “Tata” Martino ka përsëritur se ylli i tij nuk është i dëmtuar, gjithsesi ‘Çafkat’ kanë ndërmarrë hapa për t'i dhënë fund çështjes.

Superylli do t'i nënshtrohet testeve të premten

Sipas medias argjentinase “Télam”, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do t'i nënshtrohet një sërë testesh të premten, për të zbuluar ashpërsinë e problemeve të tij të fitnesit, të cilat e kanë penguar atë të luajë normalisht për dy javët e fundit.

Një teori, mes optimistëve, është se Messi ishte i vetëdijshëm dhe kërkoi që të shmangte përkeqësimin e situatës, duke shpresuar se ai do të kthehet në 100% për finalen e kupës kundër Hjustonit, vetëm disa ditë larg.

Testet e kryera te Messi të premten duhet të na japin një tregues të arsyeshëm të kohës së rikuperimit të tij, megjithëse, siç e ka pranuar Martino, duket shumë e pamundur që ai të jetë i disponueshëm për t'u përballur me Orlando City të dielën. Në çdo rast, objektivi kryesor i Inter Miamit është ta ketë gati yllin për finalen e Open USA Cup kundër Houston Dynamo, kur ata do të shkojnë në kërkim të një trofeu të dytë brenda pak javësh pas fitores së Kupës së Ligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll