Sport

“Shkëndija” mes Jorge Jesus dhe Neymar! Trajneri është në rrezik, pavarësisht se Al-Hilal kryeson ligën saudite…

Pas barazimit 1-1 ndaj uzbekëve të Navbahor Namangan për Champions League të Azisë, ka patur tension në dhomën e zhveshjes së Al-Hilal

22 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
“Shkëndija” mes Jorge Jesus dhe Neymar! Trajneri

ARABIA SAUDITE - Tensioni u rrit në mjedisin e Al-Hilal. Sidomos pas golit të barazimit (në minutën e 100-të) kundër uzbekëve, jo shumë të papërmbajtshëm të Navbahor Namangan në ditën e parë të Champions League Aziatike. 

Sipas informacioneve të raportuara nga disa media spanjole dhe portugeze, në fakt, do të kishte pasur shkëndija mes Neymar dhe Jorge Jesus: trajneri e kishte kritikuar yllin brazilian për paraqitjen e pamjaftueshme (ai rrezikoi edhe zëvensdësimin), duke shkaktuar edhe reagimin e ish-it të Barcelonës dhe PSG.

Pozicioni i trajnerit Jorge Jezusit në këtë situate, në vetvete nuk duket të jetë solid. Me mbërritjen në verë, trajneri portugez është nën vëzhgim: pavarësisht vendit të parë në ligë (16 pikë në 6 ndeshje), ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll