Aktualitet

Rrjedhja e të dhënave nga TIMS/ Materialet e dorëzuara nga AMP jo të plota, Prokuroria jep udhëzime të tjera

Institucioni i akuzës i ka kthyer AMP-së kallëzimin për plotësim të hetimeve.

22 Shtator 2023, 10:13 Nga A.B
Rrjedhja e të dhënave nga TIMS/ Materialet e dorëzuara nga AMP jo
Foto ilustruese

TIRANË-Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me skandalin e sistemit TIMS, duket se kanë qenë të pa plota.

Institucioni i akuzës i ka kthyer AMP-së kallëzimin për plotësim të hetimeve. Prokuroria ka dhënë disa udhëzime për plotësimin e disa hetimeve shtesë dhe disa veprimeve të tjera. 

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoëell ne një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështjetjen amerikane sa iu përket hetimeve./Dosja.al

sistemi tims

Sondazh

Poll