Aktualitet

"Mund të sjellë edhe humbje jete"/ Mjeku toksikolog tregon pasojat e konsumit të tullumbaceve me oksid azoti

Tullumbacet me oksid azoti shkaktojnë efekte anësore dhe dëme të mëdha në shëndetin e konsumatorëve, që janë kryesisht moshat të reja, që konsumimi i kësaj lënde u duket një trend i momentit.

22 Shtator 2023, 09:33 Nga r.ll
"Mund të sjellë edhe humbje jete"/ Mjeku toksikolog tregon
foto ilustruese

TIRANË- Pasojat që mund të vijnë pas konsumimit të oksidit të azotit, dorga më e fundit që qarkullon tek të rinjtë janë të rënda dhe mund të çojnë deri në gjendje kome apo humbje jete. Tullumbacet me oksid azoti shkaktojnë efekte anësore dhe dëme të mëdha në shëndetin e konsumatorëve, që janë kryesisht moshat të reja, që konsumimi i kësaj lënde u duket një trend i momentit.

“Çrregullime të ritmit të zemrës, humbje të vetëdijes, gjendje kome dhe deri në humbje jete janë pasojat e konsumimit të oksidit të azotit.” ka thënë mjeku toksikolog Alban Haxhi për Syri tv.

Avokati Redi Ramaj shpjegon se kjo lënde nuk klasifikohet tek drogërat, pavarësisht se efektet mund t’i ketë edhe më të rënda se disa prej tyre. Kjo lloj droge është përhapur masivisht në lokale dhe restorante të ndryshme ku shiten hapur me vlerën 2 deri në 5 mijë lekë të vjetra, duke pasur mundësi ti blejnë edhe të miturit.

tullumbace me oksid azoti

Sondazh

Poll