Aktualitet

Ditët me diell i lënë vendin motit të keq! Pezullohen lundrimet e varkave të vogla dhe anijeve në Vlorë

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

22 Shtator 2023, 09:45 Nga r.ll
Ditët me diell i lënë vendin motit të keq! Pezullohen
foto ilustruese

VLORË- Dita e sotme ka shënuar një kthesë në kushtet e motit, ku duket se ditët me diell po pakësohen. Me përkeqësimin e kushteve të motit për tre ditët në vazhdim do të jenë të pezulluara lundrimet për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Ndërkohë përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.09.2023.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pezullohet lundrimi në Vlorë. Shkak kushtet atmosferike. Njoftim datë 22.09.2023

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 22-23-24.09.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 22.09.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 22-23-24.09.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23-24.09.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.09.2023.

lundrimet ne vlore moti i keq

Sondazh

Poll