Aktualitet

“Më ke bllokuar rrugën”/ Vrau 33-vjeçarin në Shkodër për parkimin e makinës, zbulohet identiteti i autorit

Në kërkim është shpallur edhe vëllai i autorit të dyshuar, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të largohet nga vendngjarja.

22 Shtator 2023, 08:51 Nga A.B
“Më ke bllokuar rrugën”/ Vrau 33-vjeçarin në
Viktima

SHKODËR- Klodian Mihlli është identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Më bllokove rrugën, s’kam ku kaloj unë”, ishin debatet që kishin me njëri-tjetrin, të cilat sollën më pas vrasjen e 33-vjeçarit.

Në kërkim është shpallur edhe vëllai i autorit të dyshuar, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të largohet nga vendngjarja.

Raportohet se vëllai i viktimës dhe Klodian Mihlli kanë debatuar në një lokal në lagje që shërbente edhe si bilardo rreth një orë para krimit. Më pas autori ka marrë kallshnikovin dhe ka qëlluar për vdekje Klodian Fjerzën, pranë makinës së vëllait, në rrugicën e lagjes. Plumbat e marrë kanë qenë fatalë për të riun i cili ka humbur jetën në vendngjarje./Dosja.al

klodian mhilli valter fjerza

Sondazh

Poll