Aktualitet

Aksident në Bulqizë, furgoni përplaset me 'Benz'-in, lëndohet shoferi

Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital.

22 Shtator 2023, 08:28 Nga A.B
Aksident në Bulqizë, furgoni përplaset me 'Benz'-in,
Foto ilustruese

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë. Policia bën të ditur se janë përfshirë në një aksident automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A.F. Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 07.50, aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, janë përfshirë në një aksident automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A.F.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne bulqize aksident

Sondazh

Poll