"Molla e sherrit" u bë parkimi i makinës! DETAJE nga krimi në Shkodër, autori u konfliktua me vëllain e Fjerzës
Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur.
SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Shkodër ku 33-vjeçari Valter Fierza, u ekzekutua me armë zjarri.
Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:00. Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim.
I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur.
Në pika të ndryshme janë ngritur grupe kontrolli për të mos lejuar që autori të largohet.
Valter Fierza që mbeti i vrarë, nuk njihej si person problematik në atë lagje. Viktima dhe autori i dyshuar janë fqinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit dhe sipas informacioneve të deri tanishme më përpara palët nuk kanë pasur ndonjë debat apo konflikt në të kaluarën./Dosja.al
Sondazh
"Ishte gati për të kryer atentat"/ Artan Hoxha: Autori i dyshuar i sulmit ndaj Top Chanel është kapur
Artan Hoxha TIRANË-Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se një nga personat e dyshu...
Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu me stuhi lokale në mesditë përgjatë...
Vrasja në Shkodër/ Dyshohet për një konflikt çasti, me viktimën ishte dhe i vëllai
Pamje nga vendngjarja SHKODËR- Detaje të reja në lidhje me vrasjen në fshatin Hot i Ri në Shkodër janë zbuluar. Dys...
FOTOT/ U vra sot pranë kishës në fshatin Hot i Ri, kush është 33-vjeçari
Vajter Fjerza SHKODËR- Fotoja e mësipërme është e 33-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Shkodë...
Me vendim gjykate për paratë e 3 fëmijë, institucioni e hedh në rrugë
Investigimi LEZHË-Lidhur me problemin e zotit Dritan Gega, ish-drejtorit të shkollës që fitoi gjyqin, por nuk i ekzekutohet vendimi, &l...
DETAJE/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë makinës së tij, familjarët njoftuan policinë
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit Valter Fjerza në Shkodër. Mësohet se Fjerza u gjet i...
Vrasja në Shkodër, Policia: Po krehim zonën për arrestimin e autorëve
Policia SHKODËR- Vrasja e të riut Valter Fjerza në Shkodër ka ndodhur rreth orës 21.48. Mësohet se në vendngja...
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin 'Hot i ri', vritet 33-vjeçari në Shkodër
Policia SHKODËR- Personi i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër është identifikuar. Mësohet se pre e plumbave ka ...
Të shtënat me armë, një person i vrarë në Shkodër
Policia SHKODËR- Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se nga të shtënat në f...
Nuk ka qetësi, "kërcet" arma në Shkodër
Foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë në Shkodër janë dëgjuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se t&eu...
