Sport

Befason Messi: “Dua të kem edhe një vajzë me Antonelën” – Shihni puthjen që mori nga gazetari – Video

Lionel Messi ka folur për Kombëtaren e Argjentinës dhe është ankuar për Parisin

21 Shtator 2023, 20:44 Nga DOSJA
Befason Messi: “Dua të kem edhe një vajzë me

SHBA - Një intervistë ndryshe ka dhënë në shtëpinë e tij të re prej 10 milionë dollarësh në Miami nga Lionel Messi. 

Kampioni i botës me kombëtaren argjentinase i hapi shtëpinë humoristit Miguel Granados për një intervistë të “blerë” nga ESPN. 

Madje, Granados, i cili është edhe producent radiofonik dhe i njohur në Argjentinë, ka “ngarkuar” një video teksa puthte në qafë Lionel Messin, i cili shfaqej pa mjekër, dhe e pyet: “Të flasim zemër”. 

Lionel Messi tha shumë dhe zbuloi se ai dhe Antonella Roccuzzo do të donin të kishin një tjetër fëmijë, i cili do të jetë një vajzë. Ylli argjentinas i Inter Miamit tashmë ka tre djem. Ai theksoi gjithashtu se Parisi nuk e respektonte dhe shpjegoi: “Isha i vetmi lojtar nga skuadra e Argjentinës që nuk u njoh si kampion bote nga klubi i tij. Edhe pse nuk kalova mirë në Paris, atje u bëra kampion bote. Gjithçka ndodh për një arsye”.

“Do të donim të kishim një fëmijë tjetër. Nuk jemi në fazën e kërkimit, por do të donim një vajzë, mendoj se jam një baba i mirë dhe përpiqem t'ua përcjell fëmijëve të mi vlerat që më kanë mësuar kur kam qenë i vogël. Unë ndjek qasjen e klubit ku jam rritur, Barcelonës. Vlerat e këtij ekipi janë shumë të rëndësishme”, tha Messi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll