Sport

Muçi mposht kampionin e botës në sy të Sylvinhos në Varshavë me dy supergola!

Dopietë personale e sulmuesit shqiptar, që i dërgon dy herë topin pas shpine portierit kampion bote, Emiliano Martinez.

21 Shtator 2023, 20:26 Nga DOSJA
Muçi mposht kampionin e botës në sy të Sylvinhos në

POLONI - Ernest Muçi e nis nga minuta e parë ndeshjen e grupeve të Conference League me Legian e tij, që pret në shtëpi skuadrën e Premier League, Aston Villa. Një ndeshje e vështirë për polakët, por që është në dukje edhe një nga ato ndeshjet perfekte që sulmuesi shqiptar të lërë gjurmët e tij. Muçi shënon golin e dytë për Legian e Varshavës, duke i dhënë avantazhin 2-1 ndaj Aston Villës…

Skuadra angleze barazon, por është sërish sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, që lëviz në mënyrë perfekte dhe shënon një supergol, duke rikthyer avantazhin e Legias. Dopietë personale e sulmuesit shqiptar, që i dërgon dy herë topin pas shpine portierit kampion bote, Emiliano Martinez.

Ndërkohë burime pranë Dosja.al konfirmojnë se sot në stadiumin e Legias ndodhet edhe trajneri i përfaqësueses kuqezi Sylvinho, i cili ka udhëtuar drejt Varshavës për të ndjekur dhe takuar futbollistin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll