Politike

Berisha i përgjigjet Manjës: Nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua elektorale

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja përmendi zgjedhjet e së dielës në Kukës ku u shpreh i se ishte i sigurtë se kandidati socialist do të shpallej fitues. 

21 Shtator 2023, 13:26 Nga r.ll
Berisha i përgjigjet Manjës: Nuk do të amnistohesh kurrë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, i cili përmendi zgjedhjet e së dielës në Kukës ku u shpreh i se ishte i sigurtë se kandidati socialist do të shpallej fitues. 

Berisha i tha Manjës se nuk do të amnistohej kurrrë për krimet elektorale që sipas kreut të PD-së, Manja ka bërë.

"Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë.
Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale. Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë.
Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton. Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro", tha Berisha në Kuvend.

sali berisha ulsi manja

Sondazh

Poll