Politike

Balluku takon Wisner: Thelbësore forcimi i lidhjeve të biznesit dhe mbështetja e projekteve strategjike

Gjatë takimit Balluku dhe Wisner diskutuan për vazhdimësinë e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve.

21 Shtator 2023, 13:02 Nga A.B
Balluku takon Wisner: Thelbësore forcimi i lidhjeve të biznesit dhe
Takimi

TIRANË-Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner.

Gjatë takimit Balluku dhe Wisner diskutuan për vazhdimësinë e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve.

'Forcimi i lidhjeve të biznesit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe mbështetja e projekteve strategjike, përfshirë mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në mbrojtjen kibernetike, është thelbësore për të dy vendet tona'- shkruhet në postimin e ndarë në 'Twitter'.

ambasada amerikane

Sondazh

Poll