Politike

Zbardhet drafti i PS-së për Reformën Zgjedhore, mungon depolitizimi i administratës zgjedhore (Dokumenti)

23 Tetor 2019, 08:47 Nga DOSJA
Zbardhet drafti i PS-së për Reformën Zgjedhore, mungon

Tiranë- Zbardhet drafti i  PS-së për Reformën Zgjedhore (Kliko këtu për të parë dokumetin e plotë). Në këtë draft prej 12 faqesh, mungon një nga pikat kryesore që kërkon OSBE-ja, depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ato që vihet re në këtë draft, i cili pritet t’i kalojë nesër komisionit të Reformës Zgjedhore janë ndryshimet që përfshijnë vetëm financimin e partive, barazinë gjinore,  keqpërdorimin e administratës publike edhe forcimin e kompetencave te KQZ.

“Kodi Zgjedhor nxit barazinë gjinore për organet e zgjedhura dhe administratën zgjedhore përmes:

Me këtë draft PS ka vendosur të forcojë edhe më tej rolin e KQZ në fushatë zgjedhore, duke detyruar instuticionet publike qendrore dhe vendore, të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Sa i takon shpenzimeve të fushatës zgjedhore, PS propozon një ndryshim në pikën 21 të nenit 1 në Kodin Zgjedhor, ku theksohet: “21. Shpenzime të fushatës zgjedhore” janë shpenzime të bëra nga ose në emër të një partie politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, përfshirë kandidatët dhe/ose degët e saj, ose nga një kandidat i pavarur, për të promovuar një parti, kandidatët e saj ose një kandidat të pavarur në zgjedhje, ose përpjekjen për të dëmtuar perspektivën e një partie tjetër, kandidatëve të partisë tjetër ose një kandidati të pavarur.”

PD ka braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore.  Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se Reformën e miraton Kuvendi, por sipas tij PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore. Nuk ka munguar edhe një ultimatum i ambasadori Borchardt, i cili ka bërë thirrje që Reforma Zgjedhore të miratohet deri në fund të vitit, pasi është edhe një nga kushtet për negociatat me BE-në.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike zbardhet drafti i reformës zgjedhore zbardhet drafti i reformës zgjedhore

Sondazh

Poll