Politike

"Nuk po protestojnë për Belerin.."/ Braçe: Qeveria greke t’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë

Braçe tha se grekët sot janë në protestë për paratë e tyte dhe jo për Fredi Beleri.

21 Shtator 2023, 12:07 Nga A.B
"Nuk po protestojnë për Belerin.."/ Braçe: Qeveria
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur se qeveria greke duhet “t’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë. Braçe tha se grekët sot janë në protestë për paratë e tyte dhe jo për Fredi Beleri.

PJESË NGA DEKLARATA E BRAÇES:

Nuk mori vëmendje, halli është kush të bëhet kryetar i PD. A thua se nuk është më ai i përjetshmi që është në fakt dhe nuk vlen në fakt.Cilido që ka marrë reformë pensionesh në këtë vend ka menduar për ata që do të dalin në pension dhe jo për ata që janë në pension. 

Këtu ata që kanë pensionin dënohen me pamjaftueshmëri. Të ardhurat nuk dalin, pavarësisht indeksimit. Ata që dalin tani në pension, e kanë më të mirë, kanë të ardhura më të mëdha. Duhet një zgjidhje e re për pensionet.

Për pensionet e emigrantëve, jo të diasporës, ka diferencë shumë të madhe mes tyre. Emigrantët në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore, sepse pjesë më madhe e tyre e ndikuar nga një leje qëndrimi që duhet ta marrë atje kanë paguar vetë të gjithë masën e sigurimeve shoqërore, të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo çështje as nuk diskutohet. Ata njerëz meritojnë një përgjigje nga qeveria greke, ose paratë mbrapsht ose pensionet si gjithë të tjerët që qeveria e Greqisë ua ka njohur gjerësisht nga serbët, e deri tek më i fundit punëtor që ka kontribuar në ekonominë e Greqisë.

Politikën e vendit fqinj nuk e bëjnë dot. Sot në Greqi ka grevë, ata kanë dalë në grevë për paratë e tyre jo për Fredi Belerin sa kohë midis nesh qëndron Fredi Beleri zgjidhjen duhet ta japin punëtorët shqiptarë. Siç punëtorët grekë janë në grevë 1 ditore duke e paralizuar, ashtu edhe punëtorët shqiparë për të marrë paratë e tyre.

erion brace seance plenare 21 shtator 2023

Sondazh

Poll