Politike

'Parlamenti po funksionon KOT'/ Nuk lexohet kërkesa e 28 deputetëve të PD, Shehu: Po shkatërrohet demokracia

Shehu tha se të gjitha veprimet po bëhen në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

21 Shtator 2023, 10:40 Nga A.B
'Parlamenti po funksionon KOT'/ Nuk lexohet kërkesa e 28
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh në seancën e sotme plenare, se Kuvendi nuk mund të vazhdojë pa demokraci. Duke iu referuar faktit se nënkryetarja e Kuvendit nuk lexoi kërkesën e 28 deputetëve të PD, Shehu tha se të gjitha veprimet po bëhen në kundërshtim me rregulloren. 

'Ka interpretime të ndryshme të rregullores. Nuk ka mundësi të vazhdojë kështu punën Kuvendi. Po shkatërrohet demokracia. Kur u përjashtuam ne nga grupi parlamentar, tha se këtë e kanë sjellur me shkresë, sot nuk lexoni vendimin. Kemi qëndrim të papërputhshëm me rregulloren. Duhet të vendosim rregullat e lojës, sjellim kërkesë për mocion me debat, hidhet në plehra. Të gjitha veprimet bëhen në kundërshtim me rregulloren. Duhet të rivendosen rregullat e lojës, ndryshe ku parlament kot funksionon'- tha ai.

tritan shehu seance plenare 21 shtator 2023

Sondazh

Poll