Politike

Kuvendi i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Nuk doni zgjedhje të lira, përfshitë Pëllumb Gjokën në fushatë

Pas votimit në Kuvend Bardhi iu drejtua Felajt duke i thënë se nëse do të ishin të interesuar për zgjedhje të lira nuk do përfshinit çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. 

21 Shtator 2023, 11:49 Nga r.ll
Kuvendi i rrëzoi kërkesën, Bardhi: Nuk doni zgjedhje të
gazment bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat, Gazment Bardhi kërkoi që të futet në rendin e ditës ndryshimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kuvendi e rrëzoi kërkesën e Bardhit me 55 vota kundë dhe vetëm 43 vota pro.

Pas këtij votimi në Kuvend Bardhi iu drejtua Felajt duke i thënë se nëse do të ishin të interesuar për zgjedhje të lira nuk do përfshinit çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. 

“Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore. Ky komision nuk mund të mblidhet se e kemi vendosur gishtin e përgjegjësisë tek anëtaret tanë, që e kanë mbajtur zvarrë për një vit e gjy, dhe e dyta sepse komisioni vepron mbi barazitë për maxhoranëcn dhe opozitën. Në përbërje të komisionin si përfaqësues të opozitës ka deputet që kanë lënë mandatet, ne nuk kemi 9 anëtar, kemi 8. Pse duhet te presim dhe 1-2 jave? Talleni dhe nuk keni interes te bëni reformën zgjedhore dhe te ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E tregoi dhe dosja atje, ku gjysma e këtyre këtu dalin në komunikime me një anëtar të krimin të organizuar. U tallët me reformën zgjedhore, do na mbani dhe një vit e gjys dhe kur te vije 2025 te thoni se bëm dot. Për çfarë duhet të shtyhet”, deklaroi Bardhi.

 

gazment bardhi pellumb gjoka

Sondazh

Poll