Politike

Kërkoi ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Kuvendi rrëzon me 55 vota kundër Bardhin, Basha nuk votoi

Pas rrëzimit të kërkesës, Bardhi tha se nëse mazhoranca do të ishte e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të kishte përfshirë në zgjedhjet e 14 majit bandat kriminale në çdo qytet të vendit.

21 Shtator 2023, 11:23 Nga r.ll
Kërkoi ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Kuvendi
foto nga kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkohej votimi për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. 

"43 vota pro kërkesës për, 55 janë kundër ndryshimit për rendin e ditës."- tha nënkryetarja e Kuvendin, Ermonela Felaj ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka votuar as pro as kundër. 

Pas rrëzimit të kërkesës, Bardhi tha se nëse mazhoranca do të ishte e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të kishte përfshirë në zgjedhjet e 14 majit bandat kriminale në çdo qytet të vendit. Para votimit nga Kuvendi për rrëzimin e  kërkesës së Bardhit, kreu i grupt të PS-së, Bledi Çuçi tha se Kuvendit sot duhet të votojë vetëm shtyrjen e afatit të komisionit dhe në seancën tjetër përbërjen.

gazment bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll