Politike

Korreshi nuk ia 'lë mangut' qeverisë/ IRONIA, shkon me bukë misri dhe kos në Kuvend: Kaq mund të përballojnë pensionistët

Ai tha se këto ushqime janë të vetmet që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët. 

21 Shtator 2023, 10:38 Nga a.l
Korreshi nuk ia 'lë mangut' qeverisë/ IRONIA, shkon me
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi as këtë herë nuk e ka humbur rastin të ironizojë qeverinë, pasi pak para se të futej në Kuvend me vete kishte marrë bukë misri dhe kos. Ai tha se këto ushqime janë të vetmet që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët. 

“Kam sjellë bukë mistri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike”, tha Korreshi para gazetarëve.

saimir korreshi

Sondazh

Poll