Politike

Reforma zgjedhore/ Berisha shigjeton Alibeajn: Doni ta mbani peng që të votojë për rrogën e bashkëshortes

Berisha deklaron se PS-ja kërkon të votojë në një moment të dytë përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi kërkon të fuqizojë një pjesë të opozitës, që ai e quajti “turpi”. 

21 Shtator 2023, 11:27 Nga A.B
Reforma zgjedhore/ Berisha shigjeton Alibeajn: Doni ta mbani peng që
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë seancës së sotme plenare se maxhoranca kërkon të mbajë peng deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj derisa të votojë për rrogat e gjyqtarëve të Kushtetutës. Sipas tij PS-ja kërkon të votojë në një moment të dytë përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi kërkon të fuqizojë një pjesë të opozitës, që ai e quajti “turpi”. 

DEKLARATA:

Në qëndrimet që mbani ka një hipokrizi të pafundme dhe djallëzi primitive. Pse ju doni t’i ndani momentet? Doni t’i ndani momentet sepse, dhe janë momente të pandashme. Po miratojmë shtyrjen, ndryshimin e përbërjes, nesër mblidhet komisioni. Nëse të interesuar për një frymë, por ju hallin e keni tjetërkund, ju doni të merrni peng persona këtu, që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes.

Po, po, se është votimi për rrogat e gjykatës. Dhe në këtë variant, ish-bashkëkryetarin, që opozita e ka shkarkuar, e mbani peng gjersa opozita të votojë. Njëra mundësi, nuk ka rëndësi të hyj në këtë analizë, po hiqni dorë nga këto gjëra. Është e turpshme. Kurrë ndonjëherë në 32 vite, nuk ka ndodhur në këtë parlament që njëra palë t’i caktojë palës tjetër përbërësit. Unë habitem pse anëtarët vijnë në parlament fare? Miratohet përbërja e komisionit, palët dërgojnë, notifikojnë se këta janë përfaqësuesit dhe ky është bashkëkryetari.

Këtu të gjithë e keni me sistem pengmarrje. Doni të mbani peng. Të votohet njëherë kjo. Po çfarë është kjo? Çfarë arsyetimi keni? Sot votohet dhe nesër mblidhet komisioni. Apo pasi të keni siguruar njëherë votën për gjykatën, pastaj mund ta mbajmë fjalën ... Këtu jeni në pazare. Nëse doni të punohet në një fushë ku duhet konsensus sipas ligjit dhe fryma e bashkëpunimit, kalojini të dyja sot dhe merr fund.

Çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja? Asnjë. Ç’punë keni me kandidaturat tona? Apo përpiqeni në një mënyrë të padenjë, diversioniste, të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë?

sali berisha

Sondazh

Poll