Aktualitet

'Një deputet paguhet sa 39 të moshuar'/ Pankartat 'pikante' nga protesta e 'Lëvizjes Bashkë' para Kuvendit

Me pankarta në duar “Një deputet paguhet sa 39 të moshuar”, “Më i lartë tensioni se pensioni”, “Si shkuan pushimet në Dubai”, “Po vidhen miliona, populli ha bukë thatë”, ata kërkojnë që të miratohet minimumi jetik. 

21 Shtator 2023, 10:57 Nga a.l
'Një deputet paguhet sa 39 të moshuar'/ Pankartat
Protesta e Lëvizjes Bashkë

TIRANË-  Mëngjesin e kësaj të enjteje, paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, anëtarët e 'Lëvizjes Bashkë' protestuan jashtë ambienteve të Parlamentit. 

Me pankarta në duar “Një deputet paguhet sa 39 të moshuar”, “Më i lartë tensioni se pensioni”, “Si shkuan pushimet në Dubai”, “Po vidhen miliona, populli ha bukë thatë”, ata kërkojnë që të miratohet minimumi jetik. 

Ata kërkuan me çdo kusht miratimin e ligjit për 'Minimumin jetik' teksa akuzuan qeverinë se po  përfitojnë në kurriz të pensionistëve e qytetarëve me ekonomi të ulët. 

levizja bashke

Sondazh

Poll