Aktualitet

Dosja “Hajdari”/ Ç’po ndodhet me Izet Haxhinë, del para OPGJ-ve, do merret në pyetje për 7 orë

23 Tetor 2019, 09:34 Nga DOSJA
Dosja “Hajdari”/ Ç’po ndodhet me Izet Haxhinë, del

TIRANË– Ish-truproja i liderit historik të PD-së, Sali Berishës, Izet Haxhia po merret në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore lidhur me dosjen “Hajdari”.

Pas përplasjes mes dy gjykatave, asaj të Krimeve të Rënda dhe Penales, lidhur me kompetencat e dosjes, Haxhia ka përfunduar në “duart” e OPGJ-ve, ku edhe po dëshmon lidhur me veprat për të cilat akuzohet.

Por pas përfundimit të dëshmisë së tij, çëshja “Hajdari” sërish pritet të zvarritet pasi për shkak të përplasjes Krimet e Rënda nuk mund të vazhdojnë me procesin gjyqësor. I gjithë ngërçi i krijuar pritet të zgjidhjet nga Gjykata Supreme, e cila do të caktojë institucionin kompetent që do të merret me rastin. 

Haxhia rinisi me deponimet e tij pasi mori statusin e të mbrojturit të Drejtësisë. Disa ditë më parë avokati i tij, Idajet Beqiri vuri alarmin se ndaj tij ishte bërë një atentat teksa po shkonte që të depononte. Sipas avokatit, klienti i tij do të rifillonte të depononte vetëm pasi t’i sigurohej jeta atij dhe të afërmve të tij, të cilit ishin kërcënuar. 

Pak ditë më parë Izet Haxhiaj ka deponuar kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja hajdari haxhia merret ne pyetje rigjykohet izet haxhia dosja hajdari haxhia merret ne pyetje rigjykohet izet haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 21:06

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar. Në një postim në rrjetet s...