Sport

Një mysafir në dhomën e zhveshjes befason futbollistët e Manchester Cityt. Haaland me shokë, dukeshin si fëmijë pranë tij...

Manchester City është përballur me West Ham në xhiron e pestë të Premier League. Me gjithë problemet në pjesën e parë, mysafirët fituan me rezultatin 3-1, ku ndër të tjera shënuan: Bernardo Silva dhe Erling Haaland.

20 Shtator 2023, 18:07 Nga DOSJA
Një mysafir në dhomën e zhveshjes befason futbollistët e

ANGLI - Menjëherë pas përfundimit të takimit, në dhomën e zhveshjes së futbollistëve është shfaqur një basketbollist, duke i bërë lojtarët e Cityt të duken mjaft qesharakë.

Goli i parë në ndeshjen e së shtunës u shënua nga James Ward-Prowse, i cili përfitoi nga krosimi i mrekullueshëm i Coufal. Lojtarët e të dyja skuadrave shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Për një moment u duk se City mund të humbiste pikët e para këtë sezon, por në pjesën e dytë skuadra e Pep Guardiolës filloi të kompensonte humbjen.

Së pari, golin e barazimit për kampionët e Anglisë e shënoi 21-vjeçari Jeremy Doku, i cili iu bashkua Premier League gjatë dritares së fundit për 60 milionë euro. Më pas Bernardo Silva dhe Erling Haaland shënuan gola, duke e bërë rezultatin 2-1 dhe 3-1, falë të cilëve Manchester City nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe pas pesë ndeshjeve me pesëmbëdhjetë pikë, është lider në tabelën e ligës. .

Menjëherë pas ndeshjes, në dhomën e zhveshjes së Cityt është shfaqur një mysafir i papritur.  Ishte Mamadou N'Diaye, i cili është një basketbollist profesionist nga Senegali. Skuadra e fundit e 30-vjeçarit ishte Correcaminos UAT Victoria nga Liga Nacional de Baloncesto Profesional në Meksikë.  N'Diaye gjithashtu luajti në kolegj në Universitetin e Kalifornisë, Irvine.

Pas ndeshjes ndaj West Hamit, në rrjetet sociale është shfaqur një foto në të cilën shihen Ederson, Haaland, Bernardo Silva dhe senegalezi i përmendur. Fotoja u bë menjëherë e njohur në mesin e fansave, të cilët vunë re disproporcionin e gjatësisë, veçanërisht midis Silva 173 cm dhe N'Diaye.  Gjatësia e basketbollistit është 229 cm.

Edhe Erling Haaland dukej i vogël në krahasim me 30-vjeçarin. Pavarësisht gjatësisë 194 cm, norvegjezi dukej si “një vëlla më i vogël” pranë Mamadou N'Diaye. “Bernardo Silva duket sikur po shkon në shkollë për herë të parë”, kanë bërë shaka fansat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll