Aktualitet

KED nis me vlerësimet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

23 Tetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
KED nis me vlerësimet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Tiranë- KED ka nisur vlerësimin dhe pikëzimin  e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta bëri ri-shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj.

Në garë për këtë vakancë janë 6 kandidatët: Dedë Kasneci, Envi Hicka,  Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.

Gjykata Kushtetuese nis të ringrihet.  Pak ditë më parë Ilir Meta emrëoi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka dalë para Vettingut. Deri më tani janë dy anëtarë të kësaj Gjykate, Vitore Tushi dhe Besnik Muçi, por duhet të plotësohen të 9 anëtarët.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushteuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese gjykata kushteuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 21:06

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar. Në një postim në rrjetet s...