Aktualitet

Transportonte 8 emigrantë nga Nepali, ndalohet 24 vjeçari nga Fieri

Në Fier është arrestuar një 24 vjeçar i akuzuar për transport të paligjshëm emigrantësh. Sipas burimeve zyrtare të policisë 24 vjeçari nga Fieri Kristian Plaku, 24 vjeç është kapur në sajë të operacionit të koduar “Aksi” duke transportuar ilegalisht 8 emigrantë nga Nepali.

20 Shtator 2023, 15:44 Nga h.k

Transportonte 8 emigrantë nga Nepali, ndalohet 24 vjeçari nga Fieri

FIER- Në Fier është arrestuar një 24 vjeçar i akuzuar për transport të paligjshëm emigrantësh. Sipas burimeve zyrtare të policisë 24 vjeçari nga Fieri Kristian Plaku, 24 vjeç është kapur në sajë të operacionit të koduar “Aksi” duke transportuar ilegalisht 8 emigrantë nga Nepali.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Aksi", kundër veprimtarisë kriminale të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. I arrestuari, i kërkuar nga Policia e Vlorës për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer rreth 1 muaj më parë. Sekuestrohen automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin 8 shtetasit, dhe 7 celularë.  

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte emigrantë që synonin të kalonin kufirin ilegalisht, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Seksionit Operacional, të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Aksi", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi K. P., 24 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi K. P. u kap në flagrancë, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë”, teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, me të cilin transportonte 8 emigrantë nga Nepali. Nga veprimet hetimore dyshohet se 24-vjeçari po i transportonte këta shtetas, drejt Shkodrës, kundrejt shumës 500 euro/person, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 24-vjeçari ishte i kërkuar nga Policia e Vlorës, pasi më datë 29.08.2023, në fshatin Vrion, ka braktisur automjetin tip “Range Rover” me të cilin transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Automjeti tip "Benz" u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier aksi njoftimi policia

Sondazh

Poll