Aktualitet

Luftë për një dhomë konvikti / Teliti: Veliaj ia hoqi 4 mln euro Arsimit, për t'ia dhënë inceneratorit

Studentet, që nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 14:00 nuk kishin mundur të merrnin një përgjigje se në cilën dhomë do të strehoheshin.

20 Shtator 2023, 14:50 Nga r.ll
Luftë për një dhomë konvikti / Teliti: Veliaj ia hoqi 4 mln
dorian teliti

TIRANË- Këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti ishte sot prezent bashkë me këshilltarin e PL,  Endrit Braimllarin tek konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, pas kaosit të shkaktuar për ndarjen e dhomave të studentevetë cilat prisnin të regjistroheshin në konvikt. 

Studentet, që nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 14:00 nuk kishin mundur të merrnin një përgjigje se në cilën dhomë do të strehoheshin. Në mëngjes në rrjetet sociale u publikua dhe një video ku shihej se nuk kishte asnjë rradhë në shpërndarjen e çelësave dhe se dhënia e dhomës bëhet, kush i kap i pari numrin nga dora e personit që po i shpërndan.  Për këtë situatë, Teliti akuzoi drejtpërsëdrejti kryebashkiakun e Tiranës: 

"Pas “dhuratës” që Erion Veliaj i bëri Tiranës disa ditë më parë, kur hoqi 4.2 milionë euro nga fondet e Arsimit për t’ia dhënë inceneratorit të Tiranës, për t’i djegur ato, për t’i vjedhur ato praktikisht, sot përballemi me dhuratën e radhës. Që në orën 4 të mëngjesit, me dhjetëra e qindra studentë bashkë me prindërit e tyre kanë mbajtur radhët për të zënë një vend krevati në godinën shtetërore që menaxhohet nga bashkia e Tiranës, në godinën e konviktit. Çfarë ka ndodhur?! Abuzim nga ata që shpërndanin fletushkat. Nuk ia jepnin atyre sipas radhës, por ia jepnin atyre që kishin rënë ata dakord me sa duket dhe kjo duket e qartë edhe në videon që qarkullon prej disa orësh tashmë. Vajzat luteshin për të marrë një biletë, luteshin që të respektohej radha, por jo. Punonjësit e bashkisë, me sa duket, me urdhër nga lart deri nga ‘agai” i Tiranës i shpërndajnë ato sipas qejfit, si në një vend të Afrikës, ku shpërndahen ilaçet apo shishet e ujit. Por jemi në mes të Tiranës, në vitin 2023, jemi në mandatin e tretë të Erion Veliajt dhe këto shfaqje janë të turpshme.  I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë, i bëjmë thirrje drejtoreshës që menaxhon këtë godinë dhe punonjësve, që të respektojnë procedurën ligjore. Kjo që ndodhi sot ishte tërësisht e evitueshme nëse do të kishte vullnet sepse afatet ishin prej kohësh të shpallura dhe ne e dinim që sot fillonte afati i regjistrimit të vajave në konvikt. Pas disa ditësh do të fillojë afati i regjistrimit të djemve. Erion Veliaj që nga njëra anë krenohet që unë e kam bërë Tiranën, “Kryeqytetin e Rinisë” ndërkohë që rinia rri që në orën 4 të mëngjesit në radhë dhe nuk merr dot një shtrat për t’u sistemuar për vitin e ardhshëm akademik, kjo është e papranueshme.”, tha Teliti.

dorian teliti

Sondazh

Poll