Aktualitet

'Kemi respektuar radhën'/ TENSIONE për regjistrimin e studentëve në konvikte, qytetarja ndërpret drejtoreshën: Po presim që në orën 6 të mëngjesit

Deri më tani janë regjistruar 200 studentë

20 Shtator 2023, 14:17 Nga A.B
'Kemi respektuar radhën'/ TENSIONE për regjistrimin e
Qytetarja

TIRANË- Regjistrimi i studentëve te rezidenca studentore universitare nr. 2, godina 1, përballë hyrjes kryesore të QSUT, është shoqëruar me kaos. Drejtuesit e rezidencës shprehen se ndarjen e dhomave të konviktit po bëhet në mënyrë të drejtë, por prindërit e studentëve që po presin në radhë nuk mendojnë kështu. 

Teksa drejtoresha e konviktit ishte në një intervistë me mediat, një qytetare e ndërpreu duke i thënë se kanë që në orët e para të mëngjesit që po presin në radhë. 

"Nuk mundemi më, ku e ke. Ti po rri dhe po bën muhabet me mua, kemi ardhur që në 6 të mëgjesit këtu"

Nga ana tjetër, drejtoresha tha për mediat se pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale po bëhen për të krijuar konfuzion. Po ashtu, ajo tha se deri më tani janë regjistruar 200 studentë, nga 400 që priten të regjistrohen. 

'Janë 400 studentë të rretheve që do rregjistrohen te ne. Njerëzit duan të krijojnë konfuzion, pasi vijnë të gjithë në datën e parë. Deri tani janë rregjistruar 200. Jam munduar të respektoj radhën. Janë shpërndarë numrat'

kaos me konviktet

Sondazh

Poll