Aktualitet

Kaosi me ndarjen e dhomave në konvikte/ Braimllari: Arroganca e Veliajt po i largon të rinjtë nga vendi

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihej se nuk kishte asnjë rradhë në shpërndarjen e çelësave dhe se dhënia e dhomës bëhet, kush i kap i pari numrin nga dora e personit që po i shpërndan. 

20 Shtator 2023, 14:28 Nga r.ll
Kaosi me ndarjen e dhomave në konvikte/ Braimllari: Arroganca e Veliajt po
endrit braimllari dhe dorian teliti

TIRANË-  Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranë,  Dorian Teliti dhe Endrit Braimllari, kanë shkuar sot te konviktet e studentëve  përballë hyrjes kryesore të QSUT, ku gjatë paradites u raportua një kaos me ndarjen e dhomave nga personi përgjgjës i bashkisë. 

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihej se nuk kishte asnjë rradhë në shpërndarjen e çelësave dhe se dhënia e dhomës bëhet, kush i kap i pari numrin nga dora e personit që po i shpërndan. 

Endrit Braimllari, kreu i këshilltarëve nga radhët e Partisë së Lirisë, në një deklaratë nga konviktet, akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se jo propaganda, por këto skena janë imazhi i tij i vërtetë si mashtrues përballë opinionit publik. Braimllari tha se kjo sjellje fyese e Veliajt po i detyron të rinjtë të largohen nga vendi.

“Në çdo vend normal, punohet gjatë gjithë sezonit të verës me qëllim që studentët të mirëpriten dhe të mos ketë probleme, por është e qartë se Erion Veliaj kaosin e shfrytëzon për të rritur nivelin e tij të korrupsionit. Ka krijuar kaos sot me studentët duke i ndarë dhomat në mënyrë të çuditshme, të turpshme, për të rritur nivelin e korrupsionit. Propagandon Erion Veliaj me të madhe se ka investuar te trajtimi i studentëve, te qendrat studentore, del dhe bën propagandë, reklamë, imazh kudo në çdo televizion, por ngjarjet që kanë ndodhur sot këtu në këtë qendër tregojnë qartë që nuk është e vërtetë. Imazhi i tij është thjesht mashtrues përballë opinionit publik, sepse studentët vuajnë pamundësinë e të pasurit një dhomë, vuajnë kushtet dhe një papërgjegjshmëri të jashtëzakonshme për sa i përket menaxhimit të situatës. I njofton 400 e ca studentë, hajdeni se do të ndajmë dhomat, pa pasur një strukturë të qartë menaxhuese. Kanë ardhur sot studentët në orën 5 të mëngjesit, kanë zënë radhë për të marrë dhomën. Kështu funksionon në një shtet normal, në një vend normal, menaxhimi i qendrave studentore?!Kjo është absurde! Po kjo vjen për shkak të arrogancës, papërgjegjshmërisë, për shkak të humbjes së realitetit nga një kryetar bashkie i cili zhytet në hajdutëri, zhytët në korrupsion dhe skemën që ka përdorur qartësisht tek inceneratorët, e përdor në çdo strukturë të menaxhimit të bashkisë së tij. Ne i bëjmë thirrje Erion Veliajt të menaxhojë situatën, i bëjë thirrje drejtorëve të tij të varësisë të kenë vëmendjen e duhur ndaj studentëve së pari, të mos i keqtrajtojë dhe fyejë studentët se kjo është shumë e turpshme, se kjo mënyrë fyese po i detyron të rinjtë e të rejat të lënë vendin. Kjo politikë është totalisht shpopulluese. Ne do të kërkojmë informacion zyrtar se çfarë po ndodh me këtë çështje, do t’i drejtohemi bashkisë së Tiranës, do ta kërkojmë në Këshillin Bashkiak dhe do të vijmë vetë si grupe këshilltarësh për të inspektuar në terren situatën,” nënvizoi Endrit Braimllari.

Nga ana tjetër, drejtoresha e konviktit tha për mediat se pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale po bëhen për të krijuar konfuzion. Po ashtu, ajo tha se deri më tani janë regjistruar 200 studentë, nga 400 që priten të regjistrohen. 

erjon veliaj endrit braimllari

Sondazh

Poll