Aktualitet

Rekrutuan luftëtarë për në Siri, SPAK mbylli hetimet, nis gjyqi për 4 ekstremistët

Në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri, por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza.

20 Shtator 2023, 14:03 Nga A.B
Rekrutuan luftëtarë për në Siri, SPAK mbylli hetimet, nis
SPAK

TIRANË- Mbyllen hetimet dhe dërgohen në gjyq disa persona që akuzohen për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Procesi ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkelzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë.

Në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri, por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza.

Organi i akuzës konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizator. Seanca paraprake u shty për në datën 5 tetor pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll