20 Shtator 2023, 10:33
Nga A.B
Erion Brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur kritik për lojërat e fatit. Gjatë komisionit të Ekonomisë, ai u shpreh se bashkë me kolegët e tij kanë marrë mesazhe kërcënuese nga zgëqet e burgut.
Po ashtu, ai akuzoi ish-kreun e Shoqatës së Basteve, Artan Shyrtit, duke i thënë se po përfaqëson krimin.
“Ajo që më bën habi në këtë komision, është se dhe një pjesë e jona dhe një pjesë e atyre që ftohen se dinë se ça ka ndodhur me këtë fenomen. T’i themi gjërat siç janë. Në 2018 për vite të tëra me radhë këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Mund të mos pëlqej, pasi nuk je i lidhur me krimin, por më vjen habi, por t’i nuk duhet të përfaqësosh krimin në këtë institucion. Ajo fjalia juaj që ‘po s’u kthyen ato kompani që ishin, do të jetë shumë keq’ është përkthyer si shantazh. Me përjashtim të një kompanie që rezistoi deri në fund, të tjerët u detyruan që t’i linin pikat e basteve. Ajo kompani refuzoi që të shiste aktivitetin, biznesin. U detyruan përmes dhunës dhe krimit. Ju mund të vazhdoni të thoni jo; por unë dhe ca njerëz që janë në këtë komision, e dini se ça kemi hequr nga burgu unë dhe kolegët, nga zgëqet e burgut përmes telefonave (kërcënime). Tani po luhet, por dini gjë se kush e organizon këtë aktivitet që ne t’i marrin dhe t’i nxjerrim nga errësira sot. Nëse jemi në këtë pikë që jemi sot, po jua them unë se policë të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë, ishin pjesë e lojërave të tilla, nga kazinotë dhe bastet. U bënë pjesë e atij procesi ilegal, atje poshtë në territor. Por kush po luan tani dhe kush po e bën tani?”, tha Braçe.
erion brace
Politike
20 Shtator 2023, 10:26
r.ll
foto nga takimi
SHBA- Kyeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në takimin vjet...
Politike
20 Shtator 2023, 08:07
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto nga oborri i selisë së Organizatës së Kombev...
Politike
19 Shtator 2023, 21:55
h.k
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do...
Politike
19 Shtator 2023, 21:39
I.A
Adriatik Lapaj
TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka folur në lidhje me lëvizjen e re “Shqipëria Bëhet”, e cila u prezan...
Politike
19 Shtator 2023, 21:08
I.A
Igli Hasani
SHBA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani thotë se retorika politike mes Kosovës dhe Ukrainës për njohen si shtet ka ndrysh...
Politike
19 Shtator 2023, 20:58
I.A
Igli Hasani
SHBA- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka komentuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë. I ftuar në emisionin...
Politike
19 Shtator 2023, 20:29
I.A
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka deklaruar se është optimist sa i përket integrimit në Bashkimit Europi...
Politike
19 Shtator 2023, 17:19
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- SHBA dhe Bashkimi Evropian njohin zyrtarisht Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kj...
Politike
19 Shtator 2023, 16:36
I.A
KQZ
KUKËS- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka testuar ditën e sotme pajisjet që do të përdoren në zgjedhjet ...
Politike
19 Shtator 2023, 14:53
I.A/F.I
Gazment Bardhi
KUKËS- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja i kanë dërguar një shkresë grupit parlame...