Sport

“Leo Messi është më i miri në botë!”, Herrera flet për finalen e US Open Cup...

Kapiteni i Houston Dynamo, Héctor Herrera, foli përpara finales së US Open Cup kundër Inter Miami të Lionel Messit.

20 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA

SHBA - Inter Miami dhe Lionel Messi po përgatiten të luajnë në finalen e tyre të dytë këtë sezon, kur skuadra e Messi &CO, do të përballen me Houston Dynamo në US Open Cup, të cilët janë skuadra e radhës që do të kërkojë të ndalojë Tata Martinon.

Në pritje të ndeshjes, kapiteni i Houston Dynamo, Héctor Herrera, foli në një intervistë për EFE për pritshmëritë e tij nga përplasja. Mesfushori do të takohet sërish me Messin, pasi është përballur me të në Botërorin e Katarit 2022; me atë rast, Argjentina mundi Meksikën, me Messin që shënoi golin e hapjes.

Në intervistë, Herrera theksoi se prania e Messit, i cili mund të jetë në radhë për të startuar, e mbush skuadrën e Houston Dynamo me një motiv shtesë për të dalë dhe për të fituar titullin e Kupës së Open US të mërkurën e ardhshme.

“Ne e dimë se do të jetë një lojë shumë e vështirë që do të kërkojë që ne të jemi njëqind për qind dhe të përqendruar për më shumë se 90 minuta,- tha Herrera. - Ne jemi shumë të motivuar dhe të sigurt se mund të arrijmë diçka të rëndësishme, por e dimë që ata janë një kundërshtar shumë i fortë, i drejtuar në stol nga Tata Martino dhe në fushë nga më i miri në botë, Lionel Messi. Për ne, ky është motivim shtesë”, shpjegoi Herrera.

“Leo Messi është më i miri në botë!”,

Herrera, i cili është përballur shumë herë me Messin në nivel ndërkombëtar, ka shpjeguar gjithashtu se është tepër e vështirë të kesh një plan për të ndaluar yllin argjentinas, pasi ai është i aftë të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje sa hap e mbyll sytë.

“Ka një arsye që ai është më i miri në botë. Sa herë që jam përballur me të, ka raste kur duket sikur nuk është në lojë dhe zgjohet për pesë minuta dhe ndryshon ritmin dhe drejtimin e saj.  Është e vështirë të thuash 'duhet të bësh këtë apo atë që të mund ta ndalosh', sepse është e pamundur. 

Ai është i vështirë për t'u deshifruar, duhet të punojmë si ekip dhe të përgatitemi kur të jetë koha për t'u mbrojtur. Ai është më i miri në botë për mënyrën si e shoh futbollin dhe kjo duhet të na japë më shumë forcë”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll