Sport

Negociatat midis Nagelsmann e Federatës, gati të dështojnë... Problem paga!

19 Shtator 2023, 22:09 Nga DOSJA
Negociatat midis Nagelsmann e Federatës, gati të

GJERMANI - Julian Nagelsmann, pretendent për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të ri të kombëtares gjermane, mund të refuzojë ofertën e Federatës së Futbollit, raportojnë mediat gjermane. Shkak është bërë paga e ulët, që i është ofruar specialistit të ri.

Sipas informacioneve, te Bayern Munich ai merrte 7 milionë euro në vit, ndërsa si trajner i kombëtares do të marrë gati dyfish më pak, 4 milionë euro në vit. 

Duket se ndryshimi është shumë i madh për Nagelsmann dhe ai preferon të presë për një ofertë më të mirë nga diku tjetër. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Federata Gjermane e Futbollit të rrisë ofertën e tyre në përpjekje për të bindur trajnerin. Megjithatë, një skenar i tillë nuk ka gjasa.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll