Sport

E PAKËNDSHME! Zbulohet një sherr në dhomën e zhveshjes së Manchester United

Ka pasur shumë tension në radhët e “Djajve të Kuq” pas takimit me Brighton.

19 Shtator 2023, 21:55 Nga DOSJA
E PAKËNDSHME! Zbulohet një sherr në dhomën e zhveshjes

ANGLI - Skena të shëmtuara kanë ndodhur në dhomën e zhveshjes së Manchester United pas humbjes 1-3 nga Brighton në “Old Trafford”.

Pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes, Bruno Fernandes ka folur me zë të lartë me Scott McTominay dhe përveç kësaj ka shpërthyer një sherr edhe mes Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof, raporton “The Sun”.

Madje është dashur të ndërhyjë trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Haag për të kontrolluar atmosferën e tensionuar.

Nesër mbrëma, 20 herë kampionët e Anglisë, do të përballen me Bayern Munichun në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League. Ndeshja do të startojë në “Allianz Arena” në orën 22:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll