Sport

Nuk thirret në kombëtare, kapitenia Jenni Hermoso flet për "manipulimin" nga federata spanjole: "Më mbroni, nga çfarë?"

Sulmuesja spanjole nuk u thirr në kombëtare për të "mbrojtur" Nations League, nga trajnerja e re Montse Tomé

20 Shtator 2023, 07:01 Nga DOSJA
Nuk thirret në kombëtare, kapitenia Jenni Hermoso flet për

SPANJE - Pasi ndërkombëtaret spanjolle, të thirrur nga Montse Tomé, lëshuan një deklaratë duke rikonfirmuar "dëshirën e tyre për të mos e thirrur" në kombëtaren e femrave, kapitenia Jenni Hermoso vendosi të shkruajë për këtë temë. Sulmuesja nuk ishte në listën e të thirrurave me justifikimin për ta “mbrojtur”, siç shpjegoi trajnerja spanjole në konferencën për shtyp. 

Jenni Hermoso, megjithatë, vë në dyshim këtë mbrojtje, duke deklaruar se lojtaret nuk ishin në gjendje ta merrnin atë vendim "brenda vetë RFEF". Më tej, ajo rithekson pse koleget e saj “kërkuan që të mos thirrej”. Ndaj ajo e konsideron “se kjo është një strategji përçarjeje dhe manipulimi” nga ana e federatës dhe se nuk u thirrën jo për ta mbrojtur, duke nënkuptuar se mjedisi nuk është “i sigurt”.

Të premten, 39 lojtare, përfshirë 21 nga 23 kampionet e botës, i kërkuan RFEF-së të ristrukturojë skemën organizative të futbollit të femrave dhe siguruan se ndryshimet e bëra "nuk mjaftojnë" për t'i bërë ato të ndihen "në një vend të sigurt".

"Më mbroni, nga çfarë? Kemi kaluar javë, muaj, duke kërkuar atë mbrojtje që nuk mund ta gjenim brenda vetë RFEF. Të njëjtët njerëz që na kërkojnë besim, janë ata që sot publikojnë një listë lojtaresh që kërkoi të MOS thirresha.

Lojtaret e kanë shumë të qartë se kjo është një tjetër strategji përçarjeje dhe manipulimi për të na frikësuar dhe kërcënuar me pasoja ligjore dhe sanksione ekonomike. Një tjetër provë e padiskutueshme që tregon se asgjë nuk ka ndryshuar sot dhe që konfirmon pse po luftojmë dhe si po e bëjmë.

Dua të shpreh mbështetjen time të plotë për koleget e mia, të cilët u befasuan sot dhe u detyruan të reagojnë ndaj një tjetër situate të dhimbshme, të shkaktuar nga njerëzit që vazhdojnë të marrin vendime brenda RFEF sot.

Unë gjithashtu do të doja të bëja një gjë shumë të qartë. Sot ata u përpoqën të argumentonin se mjedisi do të ishte i sigurt për koleget e mia, kur në të njëjtën konferencë për shtyp, u njoftua se nuk do të më thërrisnin në kombëtare për të mbrojtur veten,”- thuhet në dekleratën e shpërndarë nga Jenni Hermoso.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll