Sport

Harry Maguire nuk do jetë me Manchester United për sfidën ndaj Bayern Munich...

Futbollisti 30-vjeçar nuk ka fluturuar me skuadrën për në Mynih për shkak të një dëmtimi.

19 Shtator 2023, 21:44 Nga DOSJA
Harry Maguire nuk do jetë me Manchester United për sfidën ndaj

ANGLI - Mbrojtësi qendror i Manchester United, Harry Maguire, do të jetë jashtë ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Champions League, e cila është kundër Bayern Munichut dhe do të zhvillohet nesër mbrëma. Përplasja mes dy skuadrave nis në orën 22:00.

Ndërkombëtari anglez nuk ka fluturuar me “Djajtë e Kuq” drejt Mynihut, pasi është i dëmtuar. Që nga fillimi i fushatës, 30-vjeçari Maguire është paraqitur në vetëm një ndeshje për 20 herë kampionët e Anglisë.

Ish-lojtari i Leicesterit hyri si zëvendësues në ndeshjen e xhiros së 4-të të Premier League në humbjen 3-1 ndaj Arsenalit dhe luajti 23 minuta.

Në ndeshjen miqësore mes Anglisë dhe Skocisë, mbrojtësi Maguire pati fatin e keq të shënonte autogol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll