Bota

Rrëfimi rrëqethës i Gjykatëses Amerikane: Nuk pushova kurrë së punuari, pavarësisht se trajtohesha për kancer

23 Tetor 2019, 06:30 Nga DOSJA
Rrëfimi rrëqethës i Gjykatëses Amerikane: Nuk pushova

SHBA- Gjykatësia Ruth Bader Ginsburg, tha për publikun në Kaliforni se ajo kurrë nuk ndaloi së punuari, as pasi u diagnostifikua për herë të katërt me kancer. “Unë bëj trajtime”, tha 86-vjeçarja përballë një auditori për Ligjin në Berkeley. Ajo shtoi se bën ushtrime që mbajnë peshën e saj brenda normales.

E pyetur sesi ndihet tani, Ginsburg tha se krahasuar me 6 muaj më parë ndihet shumë mirë. Këto deklarata gjykatësja i bëri në një pritje të Muajit të Historisë së Grave në Kapitolin e SHBA, raporton CNN. Në gusht Ginsburg njoftoi se ajo ishte trajtuar për kancer të pankreasit. Ajo tha se sëmundja e saj e kishte lënë asaj një “gjallëri dhe vullnet për jetën që nuk e ka pasur kurrë më parë. E llogaris çdo ditë si një bekim”.

Gjykatësja më e vjetër e Gjykatës së Lartë, e cila frymëzoi memen “LGBT famëkeqe”, dhe ka qenë subjekt i një dokumentari të CNN dhe një filmi artistik, vitet e fundit ka humbur argumentet gojore për shkak se po shërohej nga periudha e tretë e diagnostifikuar me kancer. Pavarësisht kësaj, ajo mori pjesë në aktvendime përmes transkriptimeve gjyqësore dhe me shkrim. E admiruar nga shumë njerëz për mënyrën sesi ka trajtuar kancerin, ajo është parë edhe si një model i rolit të fitnesit. Rutina e saj e stërvitjes është e njohur dhe përmendet në “THE RGB ëORKOUT”: “Ashtu sikurse ajo qëndron e fortë, edhe ju mundeni gjithashtu”, kështu shkruhet në librin e trajnerit të saj personal, Bryant Johnson.

Megjithëse shëndeti i saj ka qenë gjithmonë problem, ajo nuk lejon që kjo gjë ta mposhtë. Në vitin 1999 ajo iu nënshtrua me kujdes operacionit për kancer në zorrën e trashë. Ajo u trajtua për kancer pankreatik në fazën e hershme në 2009. Dhjetorin e kaluar, Ginsburg iu nënshtrua një tjetër operacioni për të hequr dy nyje kanceroze nga mushkëria e saj e majtë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjykatesia amerikane rrefimi rreqethes gjykatesia amerikane rrefimi rreqethes

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2019, 18:13

RUSI- Një marrëveshje për  Sirinë e veriut ka rezultuar në një takim të presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij turk, Tayip Erdogan, në Soçi.Pa...