Sport

Milani nuk ndez as në Champions, vetëm barazim me Newcastle!

Pavarësisht tentativave të shumta në pjesën e parë dhe të dytën, skuadra angleze e cila ishte e kënaquur edhe me barazimin arriti t’ja dalë që të mos pësonte në një transfertë të vështirë për ta.

19 Shtator 2023, 20:39 Nga DOSJA
Milani nuk ndez as në Champions, vetëm barazim me Newcastle!

ITALI - Pas shokimit në derbin e Milanos kuqezinjtë luajtën ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League, përballë Newcastle në “San Siro” duke mos mundur të shkojë më tepër se një barazim pa gola.

Pavarësisht tentativave të shumta në pjesën e parë dhe të dytën, skuadra angleze e cila ishte e kënaquur edhe me barazimin arriti t’ja dalë që të mos pësonte në një transfertë të vështirë për ta.

Një rezultat ky që nuk ndihmon klimën e zymtë brenda ambientit të Milani pas turpërimit në kampionat nga Interi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll