Sport

Ibrahimovic gati për të marr një rol tek Milani, drekon me Kardinalen!

Ish-sulmuesi ishte së bashku me trajnerin Stefano Pioli duke ndjekur seancën stërvitore të kuqezinjve para ndeshjes së Champions League ndaj Newcastle. Një sfidë e rëndësishme si për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane, ashtu edhe për të hedhur pas krahëvë atë humbje të shëmtuar me Interin.

19 Shtator 2023, 18:17 Nga DOSJA
Ibrahimovic gati për të marr një rol tek Milani, drekon me

ITALI - Pas vizitës në Milanello, Zlatan Ibrahimovic ka drekuar me numrin 1 të kuqezinjëve Claudio Cardinalen. Duket se ish-sulmuesi suedez po i afrohet me shpejtësi rikthimit në Milano, me një rol ende për t'u vendosur. Për momentin suedezi nuk i ka zgjidhur ende rezervat e tij për të ardhmen dhe do të duhet ende pak kohë për të kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë suedezi.

Pas disfatës së rëndë në derbi ndaj Inter, Zlatan Ibrahimovic vendosi t’i drejtohej qendrës stërvitore të Milanit, Milanello. Ish-sulmuesi ishte së bashku me trajnerin Stefano Pioli duke ndjekur seancën stërvitore të kuqezinjve para ndeshjes së Champions League ndaj Newcastle. Një sfidë e rëndësishme si për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane, ashtu edhe për të hedhur pas krahëvë atë humbje të shëmtuar me Interin.

Të gjithë ishin kuriozë mbi atë që Zlatan ka folur në stërvitje duke qenë se dihet pesha e një personazhi si Ibra. Vetë suedezi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale zbulon pak nga biseda me Piolin ndërsa i kërkoi tifozëve ta mbështesin gjithnjë skuadrën pavarësisht momentit të vështirë.

“Përshendetje të gjithë milanistëve. Kalova nga Milanello për t’i thënë Piolit se unë jam gati për ndeshjen me Newcastle. Problemi është se nuk jam në listë edhe pse ndihem mirë fizikisht. Por, t’i lëmë mënjanë shakatë, vazhdoni të mbështesni Milanin, gjithçka do të shkojë mirë. Shihemi në stadium”, përfundoi Zlatan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll